Juventusi ka marrë tre pikët mbrëmjen e sotme, duke mposhtur minimalisht 1-0 Specian. Ndeshja u vendos që në pjesën e parë të takimit, kur në minutën e 21-të Alvaro Morata përshëndet rrjetën kundërshtare.
Nga minuta e parë në fushën e lojës ka qenë edhe Rei Manaj, i cili nuk arriti dot të bënte superheroin për ekipin e tij. Para fillimit të takimit, Specia shpërndau në faqen e vetë zyrtare në “Twitter” një postin ku shfaqej sulmuesi shqiptar me veshjen e “Batman”-it, ndërsa shkruante: “Qyteti i Specias ka nevojë për heronjtë e tij”. Megjithatë në fund Manaj nuk e përmbushi detyrën e caktuar nga klubi për të ndëshkuar me gol Juventusin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Spezia City ha bisogno dei suoi eroi ?????#JuveSpezia #Batman pic.twitter.com/rf6yanaSVm
— Spezia Calcio (@acspezia) March 6, 2022
Friendly reminder that Locatelli was the signing of the summer, great goal by Morata! ??? pic.twitter.com/Q9VJZeFtKO
— Ralphie (@powellyowl) March 6, 2022