Barcelona është duke e marrë sërish veten pas periudhës së krizës së madhe. Nën drejtimin e Xavi-t, katalanasit ia kanë dalë që të përmbysin Elchen. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Fidel në të 44.
Rezultati u barazua në të 60 nga Torres dhe Depay përmbylli gjithçka në të 84 me penalltinë që ishte thjesht e pamundur për t’u kapur nga portieri kundërshtar. Kjo ishte fitorja e 4 radhazi për Barcelonën që tanimë renditet në vendin e tretë në La Liga. /Sport Ekspres/