Etrit Berisha debuton në Serinë A dhe trajneri tregon pse nuk e fuste në fushë, vlerësimi: Tregoi se nuk është “ndryshkur” në stol

Etrit Berisha ka debutuar me Torinon në Serinë A. Pas një pritje të gjatë prej shumë ndeshjesh, duhej që portieri serb Milinkovic Savic të dëmtohej dhe gardiani shqiptar të vendosej në radhën e parë. Në ndeshjen kundër Bolonjës, porta do të mbahej e paprekur, megjithëse kundërshtari nuk e rrezikoi shumë përgjatë 90 minutave.

Për “TorinoGranata.it”, gardiani shqiptar merr notën 6: “Në debutimin e tij në kampionat me fanellën e Torinos për shkak të dëmtimit të Milinkoviç-Savic dëshmoi se nuk është ndryshkur në stol, edhe pse lojtarët e Bolonjës nuk e detyruan të bënte ndonjë pritje heroike”.

Ndërkohë trajneri i Torinos, Juriç, tregoi pas ndeshjes edhe situatën me Berishën: “Ai dukej shumë i sigurt, doli mirë nga zona edhe nëse nuk kishte shumë situata në të cilat vihej në diskutim. Nuk e di nëse e meriton rikonfirmim, le të shohim. Për mendimin tim Berisha nuk ia doli mirë në muajt e parë. Pastaj punoi dhe tani është më mirë”, tha Juric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online