LAJM I FUNDIT/ Lëvizja që nuk duhej për sulmuesin shqiptar, shkarkohet trajneri i Myrto Uzunit në La Liga

Granada ka surprizuar me një lëvizje të fundit në stolin e saj. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar pak minuta më parë shkarkimin e tranjerit Robert Moreno. Shkak për këtë është bërë mungesa e rezultateve, teksa bardhekuqtë kanë 9 ndeshje pa provuar shijen e fitores në La Liga.

Trajner i përkohshëm i skuadrës ku luan edhe Myrto Uzuni është caktuar Ruben Torrecilla, i cili është pjesë ekipit të rezervave të Granadës. Një lëvizje që nuk duhej kjo për sulmuesin shqiptar, i cili kishte fituar besimin e Morenos dhe tashmë duhet të bindë edhe trajnerin e ri për t’u bërë pjesë e planeve të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *