Roma ka mposhtur me rezultatin 1-0 Atalantën, falë një goli të shënuar nga Tami Abraham në minutën e 32-të të takimit. Titullar në këtë sfidë të vështirë ishte edhe Marash Kumbulla, i cili ka bërë një punë mjaft të mirë në prapavijë.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë i saktë në ndërhyrjet e tij, duke bllokuar lojtarët e Atalantës. Kumbulla është vlerësuar me notën 6.5 nga “Tutomercatoweb”, ndërsa shkruajnë se lojtari shqiptar i mbylli derën shpejtësisë së ekipit zikaltër.
“Gjithmonë vendimtar në ndërhyrjet në qendër të mbrojtjes. Ai bllokon derën për shpejtësinë e skuadrës së Xhan Piero Gasperinit duke zhvilluar një ndeshje të mirë”, shkruhet në vlerësimin e bërë nga “Tuttomercatoweb”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/