Hidhet shorti i FA CUP/ Mundësi fantastike për sulmuesin e Shqipërisë, gati të “terrori.zojë” sërish lojtarët e Pep Guardiolës

Southampton është në një moment fantastik në Premier League teksa ka një seri ndeshjesh radhazi pa humbje. Ndërkohë suksesi vazhdoi edhe në FA CUP, atje ku eliminuan Ëest Ham me shifrat 3-1 falë protagonizimit të Armando Brojës.

Në ditën e sotme është hedhur edhe shorti sa i përket përballjes së fazës çerekfinale në këtë Kupë. Southampton do të luajë në shtëpi kundër Manchester City të Pep Guardiolës, në një ndeshje me një takim.

Përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve përfundoi në shifrat 1-1, atje ku Broja shkëlqeu, teksa iu anulua një gol dhe u ndal nga traversa. Mundësi e artë kjo për lojtarin shqiptar që të tregojë vlerat e tij kundër mbrojtësave më të mirë në Europë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *