E ka mundur vetëm Tirana/ Vllaznia është “flakë” në shtëpi, lajmi i ditës ishte që…e mbylli me 11 lojtarë

Vllaznia arriti që të fitonte në ditën e djeshme kundër Dinamos me shifrat 2-1. Përtej shumë luhatjeve të shkodranëve në këtë kampionat, fytyra e tyre ndryshon gjithmonë në shtëpi. Nëse do të hiqnim transfertat, ekipi arrin të ndizet kur luan para publikut të tij. I vetmi ekip që e ka mundur në shtëpi ishte Tirana me Xhixhën dhe Seferin.

Për më tepër që minutat e para janë gjithmonë ato që Vllaznia tregon gjithë dëshirën dhe grintën duke e vendosur përtokë çdo kundërshtar me lojë. Kështu rezultoi edhe dje ndaj Dinamos, ku për fatin e mirë të kundërshtarit, Aralica ishte në pozicion jashtë loje në minutën e 20 duke shmangur ndoshta edhe një rezultat të thellë.

Por lajmi i ditës së djeshme nuk ishte fitorja e Vllaznisë, por përfundimi i ndeshjes me 11 lojtarë. Një pikë kjo ku duhet të punohet nga ana e stafit me lojtarët që reflektojnë tensionin, duke u ndëshkuar shpeshherë me karton të kuq krejtësisht të panevojshëm. Disa pikë të lëna rrugës pikërisht për këtë problem, Brdariç duhet të marrë situatën në kontroll. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online