Partizani dhe Tirana kanë treguar forcën e tyre para ndeshjes derbi që do të jetë në javën e ardhshme. Të kuqtë fituan pastër me shifrat 5-0 ndaj Kukësit, ku protagonist ishte Skuka, që tanimë konsiderohet si “Armando Broja” i Superiores.
Sulmuesi arriti të fitonte penallti në minutën e 35 pas prekjes me dorë të palejuar që i bëri Hila, duke i prishur ekuilibrin. Kallaku nuk do të gabonte nga 11-metrat dhe pak minuta më vonë ishte po sërish Skuka që gjeti rrjetën. Junior shënoi super golin në të 46 duke sjellë gëzimin e Mehmetit. Në minutat e fundit kishte vend edhe për golin e Griseld Likës, ndërsa Herald Marku mbylli turpërimin me super golin nga goditja e dënimit në të 93.
Nga krahu tjetër Tirana fitoi me shifrat 0-2 në transfertën me Teutën. Seferi shënoi në të 17 me një gjuajtje të lehtë nga distanca, por portieri i ri Dema do të gabonte me topin që e kishte tërësisht në kontroll. Në pjesën e dytë po Seferi që e kishte si lojë fëmijësh me mbrojtjen e Teutës për të mbyllur gjithçka. /Sport Ekspres/
Partizani-Kukësi 5-0 Kallaku 35′ p’, Skuka 42′, Junior 46′, Lika 90′, Marku 93′
46′ Goool! Junior shënon super gol nga distanca pa nisur mirë ndeshja, Tafas e kishte të pamundur për reagim. Te Kukësi nxjerrin “flamurin e bardhë”, Mehmeti nuk përmbahet me festën.
42′ Goool! Pas krosimit nga e majta, Skuka ndalon bukur topin duke kaluar Hilën dhe të majtën ndëshkon Tafas. Pas penalltisë së fituar edhe goli i shënuar, Skuka si “Armando Broja” i Superiores, Partizani-Kukësi 2-0.
35′ Goool! Protesta te Kukësi, arbitri konfirmon me VAR prekjen me dorë të Hilës ndaj Skukës që sjell 11-metërshin. Kallaku niset dhe pret në fund duke kaluar Tafas nga njëri krahë dhe topin në tjetrin. Te Kukësi mblidhen rreth arbitri, por në fushë feston Partizani.
Partizani: Hoxha, A. Marku, Belica, Bitri, Sota, Rrapaj, Kallaku, Mala, Zhunior, Cara, Skuka.
Kukësi: Tafas, Ndreca, Pëllumbi, Lulaj, Dragoshi, Hila, De Lukas, Gj. Taipi, Feizhao, Basha, Milunoviç.
Teuta-Tirana 0-2 Seferi 17′, 60′
60′ Goool! Seferi e ka lojë fëmijësh teksa kalon lehtësisht në mbrojtjen e Teutës dhe gjen rrjetën. Feston si Ronaldo dhe mbyll ndeshjen.
17′ Goool! Seferi shënon kur nuk e priste ndaj Teutës. Një gjuajtje e lehtë nga distanca po shkonte në duart e Demës. Ky i fundit nuk arriti që ta thith topin duke humbur kontrollin e tij. Tërësisht i dëshpëruar portieri i ri i Teutës, shokët e ekipit mundohen t’i japin zemër.
Teuta: Dema, Idrizaj, Qaqi, Jazxhi, Kotobelli, L.Beqaj, Aleksi, Akuqah, E.Vila, Hebaj, L.Vila.
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Hoxhallari, Përgjoni, Limaj, Toli, Totre, Da Silva, Seferi, Xhixha.