E mundi Partizani me shifrat 5-0, Longo proteston te arbitrat pas ndeshjes

Partizani dhe Tirana kanë treguar forcën e tyre para ndeshjes derbi që do të jetë në javën e ardhshme. Të kuqtë fituan pastër me shifrat 5-0 ndaj Kukësit, ku protagonist ishte Skuka, që tanimë konsiderohet si “Armando Broja” i Superiores. Sulmuesi arriti të fitonte penallti në minutën e 35 pas prekjes me dorë të palejuar që i bëri Hila, duke i prishur ekuilibrin.

Kallaku nuk do të gabonte nga 11-metrat dhe pak minuta më vonë ishte po sërish Skuka që gjeti rrjetën. Junior shënoi super golin në të 46 duke sjellë gëzimin e Mehmetit. Në minutat e fundit kishte vend edhe për golin e Griseld Likës, ndërsa Herald Marku mbylli turpërimin me super golin nga goditja e dënimit në të 93. Ndërkohë në fund të takimit Diego Longo ka shkuar të protestojë te arbitrat, duke mos u pajtuar me vendimet e tyre./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online