Trajneri shqiptar, Ismet Munishi, ka kujtuar kohën kur ishte pjesë e Vorlska Potlavës si lojtar. Aktualisht tekniku i Gjilanit, Munishi shkruan se ukrainasit nuk po mbrojnë vetëm shtëpitë e tyre, por mbarë njerëzimin për mbrojtjen e demokracisë. “Fotografi nga ndeshja Vorskla-Shahtar.
Pata nderin të luaj ne kampionatin ukrainas dhe të njihem më shumë miq dhe popullin trim dhe patriot të Ukrainës. Në këto kohëra të vështira për ju miq dhe popull i dashur i Ukrainës, unë lutem për juve dhe dashtë zoti i tejkaloni këto sfida të vështira. Ju nuk po i mbroni vetëm shtëpitë tuaja vendin tuaj, por po e mbroni demokracinë dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Munishi. /Sport Ekspres/