“Mos e hap shampanjën sa të jem unë”/ Besimi para se gjithash! Modeli i Sadio Mane, fal namazin kur të tjerët festojnë me trofeun

Sadio Manes nuk i pëlqen të harxhojë para dhe mburret me luksin në të cilin mund të jetojë, kështu që u përqendrua në ndihmën e njerëzve të tij në Senegal me donacione të vazhdueshme monetare. Ai po ndërton në qytetin e tij një spital që do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve, ndaj më e rëndësishmja për të është që të gjithë të kenë kushte sa më normale të jetesës.

Jetën private e mban për vete dhe nuk i pëlqen të flasë për të, por dihet se besimi i tij është para së gjithash, madje edhe para futbollit. Këtë e dëshmoi në finalen e Carabao Cup, të cilën Liverpool e fitoi të dielën kundër Chelseat. Një nga videot nga dhoma e zhveshjes së Reds tregon Mane duke u përgatitur për të falur namazin, ndërsa shokët e tij të skuadrës festonin fitimin e një tjetër trofeu.

Senegali tregoi se mund të presë gjithçka, ndaj vendosi fillimisht të falte namazin. Ka qenë interesante edhe më parë, teksa i kërkoi shokut të skuadrës Minamin që të mos hapte shampanjë derisa ishte aty në festë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online