Kartoni në Angli se shprehu solidarizimin për Ukrainën, Premier League ndryshon menjëherë rregullat: Nuk ka më ndëshkim me të…verdhë

Në ndeshjen e fundit mes Aston Vilës dhe Brighton, Matty Cash arriti që të realizonte në minutën e 17 të ndeshjes. Menjëherë zgjodhi që të hiqte fanellën për të shfaqur mesazhin e tij solidarizues për një mikun e tij që ndodhej në Ukrainë.

Arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë dhe kjo solli irritimin e të gjithëve. Për të mos përsëritur skena të ngjashme, Premier League ka ndryshuar menjëherë rregullat duke vendosur se lojtarët që heqin fanellën gjatë golit dhe mbajnë mesazhe mbështetëse për Ukrainën, nuk duhet të ndëshkohen. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *