Në Kosovë e pritën me optimizëm për t’i kualifikuar në Europian, trajneri i ri i çudit: Më duket e njëjta situatë si në…Gabon

Kosova ka zyrtarizuar trajnerin e ri të saj pas shkarkimit të Shaland. Bëhet fjalë për Giresse që ka marrë frenat e ekipit në dorë. Pritshmëria e tifozëve është e madhe pasi Kosova e ka treguar forcën e saj dhe ka shumë lojtarë që luajnë në kampionatet më të rëndësishme të Europës. Shpeshherë edhe duke e tepruar me pretendimet për një kualifikim në Europian, por është vetë Giresse që ka ulur pritshmëritë duke i krahasuar kushtet e punës me ato të Gabonit.

“Këto janë rrethanat dhe këto janë mundësitë. Unë e njoh Kosovën. Tashmë e kisha vizituar këtë shtet kur isha trajner i Senegalit. Kam kontaktuar me zyrtarë të futbollit atje. Rezulton se më kanë kontaktuar dhe kam dashur të jem në aksion, në aktivitet. Të gjithë presin që rezultatet janë të dukshme. Por duhet të dini se kjo kombëtare ekziston vetëm gjashtë vjet.

Ne duhet të vazhdojmë të krijojmë një ekip, me lojtarë të rinj që kanë filluar të forcohen. Është një punë ndërtimi dhe me Ligën e Kombeve që vjen (nga 2 qershori deri më 27 shtator), ne duhet të përparojmë. Unë kam qenë në vende të Afrikës dhe veçanërisht në Gabon (trajner midis 2006 dhe 2010) ku gjeta disi të njëjtat kushte”, tha Giresse. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *