Rusi-Ukrainë përfundon në Shqipëri për futbollin dhe kreun e FSHF, pushtimin e raportojnë si…operacion shpëtimi

E gjithë bota mban frymën nga gjendja e pazakontë dhe rreziku i sigurisë globale, teksa Rusia ka dalë hapur me gishtin në buton për përdorimin e ar.mëve nuk.leare, por në Shqipërinë e siguruar nga të gjitha anët dhe që është më e forta në botë ushtarakisht, tema kryesore është më delikate se kaq: “Zgjedhjet e FSHF”.

Duke parë mbështetjen e madhe që ka Armand Duka në këto kohë, kryetari i Bashkisë së Tiranës kërkon me çdo kusht që zgjedhjet të shtyhen, pasi në të kundërt janë të humbura. Për të mbërritur në këtë pikë janë duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, më konkretisht Gjykatën.

Një autogol i bërë në fakt nga vetë Kryetari i Bashkisë, që duke sul.muar personalisht Armand Dukën, ashtu siç ndodhi me Zelenskin në Ukrainë, tentativat e tij i dhanë efektin e kundërt. Ndryshe nga sa pritej, që Duka të dorëhiqej dhe të lëshonte terren, në fakt ai vazhdoi më tej dhe u fuqizua më tepër me disa zëra kundër, që iu kthyen pro në këtë lu.ftë.

Por çfarë kërkon Qeveria në futboll? Në cilin rregull të UEFA-s thuhet se Qeveria duhet të kapi futbollin dhe të përcaktoj kandidatin e saj që duhet votuar me çdo kusht, pasi ndryshe përfundon në qeli? Ndoshta në një univers paralel ose më saktë…në Rusi! Qartësisht është treguar hapur se po kërkohet pushtimi i futbollit në Shqipëri, ndërsa prej kohësh vetë Kryetari i Bashkisë dhe mediat që janë afër tyre, e cilësojnë si një…operacion shpëtimi.

Po në të njëjtën mënyrë sesi Rusia e cilëson pu.shtimin e saj në një tokë që nuk i takon të hyjë, në Ukrainë. Për këtë arsye është e rrezikshme kur nuk kuptohen caqet dhe kufijtë, me egon e tmerrshme për të përpirë gjithçka. Në fund ka ligje dhe rregulla që të ndalojnë plotësimin e çdo dëshire, që është në kundërshtim me interesat e përgjithshme. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online