Koreografia në ndeshjen Crvena Zvezda-Partizan Beograd bëri xhiron e botës, Vuçiç luan me pankartën: E shihni sa histerik janë të tjerët për Serbinë…

Në ndeshjen e djeshme mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit të Beogradit ka pasur një pankartë që bëri xhiron e botës. Bëhet fjalë për një slogan që dominohej nga e verdha dhe bluja, si flamuri i Ukrainës dhe kryqet si në va.rreza.

Interpretimi ishte si një mbështetje për Rusinë kundër Ukrainës, por më vonë do të hapej një mesazh tjetër, për ta qartësuar se bëhej fjalë për një film kult jugosllav. Nisur nga e gjitha kjo situatë, presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka luajtur me këtë temë për të bërë vik.timën.

“Mund të shihni qartë histerinë ndaj vendit tonë në shembullin e ndeshjes së djeshme në Marakana. Dikush tregon Pantelian dhe Maratonistët dhe ata ju thonë se e keni bërë për Ukrainën dhe nuk e di pse… në mediat tona, si nuk e mbështesim ne territorin, integriteti i Ukrainës”, tha Vuçiç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online