E gjithë Europa është duke u solidarizuar me Ukrainën në këto momente të vështira të saj dhe diçka të tillë janë munduar ta shfaqin në çdo fushë të mundshme. Nuk ka munguar as mbështetja nga sporti, ku së fundmi protagonistë kanë qenë tifozët portugez.
I gjithë stadiumi është ngritur në këmbë mbrëmjen e djeshme, për të duartrokitur dhe brohoritur futjen në lojë të Jaremçukut. Lojtarit ukrainas i është dorëzuar gjithashtu shiriti i kapitenit nga Benfika në ndeshjen kundër Vitorias. Sigurisht që një solidarizim i tillë ka prekur Roman Jaremçukun, i cili shihet i përlotur përmes kamerave./Sport Ekspres/
Ukrainian footballer Roman Yaremchuk received a standing ovation when entering the field to play for Benfica against Vitoria in show of support for Ukraine.
Yaremchuk also got to wear the captain’s armband.
P.S. Congrats on the victory, @SLBenfica
Video: slbenfica/Instagram pic.twitter.com/Fi5nRhdy0o
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) February 27, 2022