“Ky djalë është klinik“! Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League-s: Broja do lulëzojë, ka të ardhme të ndritur

Armando Broja ka fituar respektin e të gjithëve në Angli, teksa ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë në Premier League. Për sulmuesin shqiptar ka folur me fjalë të mëdha edhe legjenda e futbollit anglez dhe e Arsenalit, Alan Shearer. Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League-s ngre në piedestal Brojën, të cilin e sheh si një lojtar që mund të lulëzojë në elitën e Anglisë.

“Më lejoni t’ju them, ky djalë është klinik. Goli i tij kundër Brentfordit e bëri atë lojtarin më të ri në historinë e Premier League-s që shënon në secilin prej katër ndeshjeve të tij të para si titullar në shtëpi. Si sulmues, gjithçka ka të bëjë me marrjen e rasteve dhe shënimin e golave, kështu që statistikat si kjo më tregojnë se ai mund të lulëzojë në Premier League.

Ai gjithashtu shënon lloje të ndryshme golash. Kundër Leeds-it ishte një përfundim klinik, një që do të prisnit që ai të shënonte. Ndërsa ai kundër Burnley-t tregon aftësinë e tij për të krijuar hapësirë për veten për të bërë goditjen e tij. Kundër Brighton-it ai veçanërisht më bëri përshtypje me vendosmërinë e tij. Shumë do të gjuanin [në rastin e parë], por ai e largon mbrojtësin nga pamja përpara se të shënojë me gjakftohtësi. Broja është një sulmues i ri me sytë drejt golit dhe ka një të ardhme të ndritur në Premier League”, ka deklaruar Alan Shearer./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online