Fundjava kuqezi/ Ja si u paraqitën legjionarët shqiptarë në Europë

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë mjaft pozitive për një pjesë të legjionarëve të Kombëtares shqiptare të cilët janë pjesë e kampionateve në Itali, Angli, Spanjë, Hungari, Francë e Kroaci.

La Liga spanjolle, një nga kampionatet më të forta në botë foli dje shqip pasi mesfushori i ekipit kuqezi, Keidi Bare realizoi golin e tij të parë në radhët e Espanjolit. Djaloshi shqiptar ishte futbollisti më i mirë në fushë për skuadrën e tij, teksa luajti përgjatë 90 minutave dhe gjeti rrugën e rrjetës në të 65-n minutë. Sipas uebsajtit të specializuar për statistika, Bare u vlerësua me notën 7.2.

Armando Brojës i mungoi finalizimi me Southampton këtë javë, me sulmuesin kuqezi që edhe këtë javë e nisi si titullar ndaj Norwich City-t, teksa luajti për 81 minuta. Broja ishte një nga futbollistët me notën më të lartë në radhët e Southampton, 7.5 nga SofaScore.

Sakaq, në Serie A, futbollistët shqiptarë janë tashmë të padiskutueshëm në formacionet e javës. Marash Kumbulla ofron mbrojtje të sigurt për ekipin e Romës, teksa në ndeshjen e djeshme ndaj Spezias në transfertë, ka qenë një nga më të mirët në fushë. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me notën 7.5 nga SofaScore, teksa ka luajtur përgjatë 90 minutave në radhët e ekipit kryeqytetas.

Lazio u mposht me shifrat e ngushta 1-2 në shtëpi nga Napoli, e megjithatë, kuqezinjtë Strakosha e Hysaj vlerësohen pozitivisht nga SofaScore. Gardiani shqiptar u aktivizua për 90 minuta në këtë ndeshje, duke u vlerësuar me notën 7 ndërsa Hysaj hyri në lojë në minutën e 71-të e u vlerësua me notën 6.5.

Mjaft mirë bënë edhe tre kuqezinjtë e Empolit, Ardian Ismajli, Nedim Bajrami e Kristjan Asllani, të cilët duket se kanë fituar besimin e trajnerit dhe nuk e diskutojnë vendin e tyre si titullarë në skuadrër. Minuta të plota për Ismajlin e Asllanin kishte rezervuar tekniku Andreazzoli, me Ismajlin që ishte shtyllë e mbrojtjes, ndërsa dy mesfushorët u vlerësuan mjaft mirë, Asllani me notën 6.9 ndërsa Bajrami, i cili dol inga loja në minutën e 80-të me notën 7.

Është rikthyer të luajë edhe Qazim Laçi. Futbollisti kuqezi, i cili dallohet për lojën e tij të bukur, ende nuk po gjen vendin e titullarit, por ka luajtur për 25 minuta me Ajaçion në Francë. Ndërkaq, Albi Doka ka debutuar ditën e djeshme në radhët e ekipit të tij më të ri, Budapest Honved, ku u transferua në merkaton e dimrit. Doka luajti për 90 minuta në fushë, duke treguar cilësitë e tij.

Minuta ka pasur edhe për Lindon Selahin e Jon Mersinaj në Kroaci, Sokol Cikalleshin e Endri Çekicin në Turqi, e shumë kuqezinj të tjerë, të cilët duken se janë në formë për dy ndeshjet e marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online