Atalanta ka shënuar golin e dytë në ndeshjen e kthimit kundër Olimpiakosit. Është Ruslan Malinovski ai i cili ka shkundur rrjetën e helenëve me anë të një supergoli. Por më i bukur se realizimi i tij ishte mënyra se si zgjodhi të festojë.
Futbollisti ukrainas është prekur nga ngjarjet e fundit në vendin e tij dhe ka vendosur të japi një mesazh të fortë nga Athina. Lutja e Malinovskit shkon për lu.ftën në vendlindjen e tij, teksa shkruan në bluzën e tij fjalët: “Jo lu.ftës në Ukrainë”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/