E shtuna vishet kuqezi/ Nga Broja te Uzuni, lojtarët shqiptarë zbresin në arenat e Europës

Fundjava rikthen kampionatet europiane në fushën e lojës dhe bashkë me to edhe lojtarët shqiptarë. Kjo e shtunë do të marrë ngjyrat kuqezi, teksa një numër i madh legjionarësh pritet të abresin në arenat e rëndësishme të Europës.

Armando Broja do të përballet me atë që i zgjati për të parën herë dorën në futbollin profesionist, Frank Lampardin. E si për ironi të fatit debutimi për herë të parë me fanellën e Chelsea-t do të vinte përballë Evertonit, ekip të cilin do e ketë përballë sot. Dikur do të luante vetëm pak minuta në një ndeshje me histori të mbyllur, ndërsa sot pritet të jetë në fushë nga minuta e parë për t’i treguar Lampardit se sa shumë është rritur.

Gjithashtu në Premier League një sfidë e rëndësishme e pret edhe Milot Rashicën, i cili do të ketë mundësinë të luajë në “Anfield Road” kundër Liverpool-it. Në Spanjë Granada e Uzunit pret në shtëpi Villareal-in, ndërsa në Serie A Bajrami dhe Asllani do të përpiqen të lënë gjurmë kundër Sampdorias, si dhe Kumbulla do të kërkojë të mos i japë hapësira në prapavijë ekipit që e ngriti në futbollin italian, Veronës./Sport Ekspres/

Ndeshjet e legjionarëve shqiptarë:

Premier League

16:00 Liverpool – Norwich City

16:00 Southampton – Everton

Serie A

15:00 Sampdoria – Empoli

18:00 Roma – Verona

La Liga

14:00 Granada – Villareal

Hungari

14:45 Kisvarda – Paksi

19:30 MTK Budapest – Ferencvarosi TC

Austri

17:00 Ried – Tirol

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *