Dy sfida që luhen për objektiva të kundërta, java e 21-të e “Abissnet Superiores” nis me dy “finale”

Dita e sotme do të sjellë dy sfidat e para të javvës së 21-të të kampionatit shqiptar. Dy “finale” që luhen për objektiva të kundërta. Nga njëra anë ajo për mbijetesën, ndërsa në tjetrën synimi për zonën europiane.

në orën 13:45 Egnatia pret Skënderbeun në Rrogozhinë. Të dyja skuadrat ndajnë numër të barabartë pikësh deri në këto momente, duke u gjendur në zonën e ftohtë të tabelës. Një pozicion aspak i rehatshëm ky për vetë objektivat e klubeve, prandaj sot luhet një sifdë mjaft delikate që do të përcaktojë rrugëtimin e dy ekipeve rivale të drejtëpërdrejta.

Ndërkohë në orën 16:45 prozhektorët kthehen nga kryeqyteti. Në “Air Albania” do të zbresin dy skuadra me traditë në futbollin shqiptar si Partizani dhe Vllaznia. Të kuqtë duket se po kapin ritmin e duhur me trajnerin Mehmeti dhe një fitore sot do i afronte edhe më tepër me zonën Europiane. Ndërkaq ekipi i Brdariçit sheh drejt titullit kampion këtë sezon, por për të mbërritur deri aty nuk tolerohen hapa të gabuar përgjatë sezonit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online