Dy finale të parakohshme për të “mbytur” njëra-tjetrën, një ekip që pretendonte titullin kampion sheh makthet e zonës së ftohtë

Përveçse përballjeve të ekipeve që renditen sipër në renditje, Superiorja do të ketë edhe dy takime që pritet të tejkalojnë çdo limit vetëm për të mbërritur në rrugën e tre pikëve. Jemi duke folur për dy përballje direkte, Egnatia-Skënderbeu dhe Teuta-Dinamo.

Ndeshja e parë i gjen të dyja skuadrat në kuotën e 16 pikëve, duke lënë mbrapa vetëm Kastriotin me 15 pikë. Për të ekipet është e detyruar fitorja, teksa nga njëri krahë është Ramadani që prej kohësh ka ngritur pritshmëri të larta në ndeshje ndaj një kundërshtari direkt, ndërsa në tjetrën vjen Memelli që është mësuar t’ia dalë në fortunat e forta.

Për të vazhduar edhe me përballjen tjetër, po aq të rëndësishme Teuta-Dinamo. Kryeqytetasit renditen në vendin e 7 me 19 pikë, ndërsa Teuta është në vendin e 6 me 21 pikë. Të dy këto ekipe u shpallën pretendente për titullin kampion, por humbësi i këtij takimi do të ketë makthet e zonës së ftohtë. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *