VIDEO/ Dy gola të pësuara pa asnjë peshë faji, fluturimi i Thomas Strakoshës mban ende në lojë Lacion për kualifikim ndaj Portos

Thomas Strakosha ka luajtur si titullar edhe në Europa League duke ulur në stol Pepe Reinën. Portieri shqiptar ka marrë besimin e trajnerit Sarri dhe gjithë tifozëve pas statistikave të dobëta të Reinës. Në mbrëmjen e djeshme Lacio do të humbiste në shifrat 2-1 pas dy golave të Toni Martinez. Por asnjë peshë faji nuk kishte për gardianin shqiptar pasi në të dyja rastet, goditjet e sulmuesit 24-vjeçar ishin të kalibruara në perfeksion pa lënë shans për ndërhyrje.

Megjithatë Strakosha arriti që të ndalte tripletën e Martinez që në minutën e 58 lëshoi edhe një predhë me të majtën, por portieri i Lacios ishte i vëmendshëm për të fluturuar. Në këtë mënyrë Lacio mbetet ende në lojë për të përmbysur gjithçka në Itali dhe për të kaluar më tej në “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online