Zyrtare/ Kosova konfirmon miqësoren e radhës, përballet me gjysmëfinalisten e Kupës së Afrikës

Kosova ka zyrtarizuar sot kundërshtarin e radhës me të cilin do të ndeshjet në muajin mars. Para se të përballen në një miqësore me Zvicrën, dardanët do të masin forcat me Burkinia Fason. Takimi konfirmohet nga vetë FFK-ja, e cila bën me dije se ndeshja do të luhet në Prishtinë më 24 mars. Kujtojmë se Burkinia Faso mbërriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës në kompeticionin që u zhvillua pak javë më parë.

“Në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, Federata e Futbollit e Kosovës ka aranzhuar ndeshje miqësore ndërmjet Kosovës e Burkina Fasos. Takimi me Burkina Fason do të zhvillohet më 24 mars në Prishtinë. Kombëtarja e Burkina Fasos pak ditë më parë arriti deri në gjysmëfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe aktualisht renditet në vendin e 56-të në ranglistën e FIFA-s, prandaj çmohet si një kundërshtare mjaft e fortë për ekipin tonë kombëtar.

Kosova ka luajtur kundër Burkina Fasos miqësore edhe në mars të vitit 2018-të dhe atë takim kombëtarja jonë e kishte fituar me rezultat 2:0. Përveç se me Burkina Fason, Kombëtarja A do të zhvillojë edhe një ndeshje tjetër miqësore, atë me Zvicrën që zhvillohet në Zurich me 29 mars”, njofton FFK-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online