Bayern shmangu një humbje turpëruese në transfertë ndaj Salzburg-ut, teksa arriti të barazojë në minutën e fundit të takimit. Në minutën e 21-të Adamu i Salzburg-ut surprizoi portierin Ulreich me një gol shumë të bukur. Pas këtij momenti bavarezët provuan gjithçka për të barazuar, por do të gjente golin vetëm në minutën e fundit të sfidës me anë të Coman.
Francezi mori një kros nga ana e Thomas Muller dhe e realizoi me sukses duke e mbyllur takimin në 1-1. Ndeshja e dytë do të luhet në Gjermani ku ish-kampionët e Europës, do të duhet të fitojnë me patjetër sfidën në mënyrë që të mos kenë surpriza./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
KINGSLEY COMAN DANS LE MONEY TIME #RBSFCB pic.twitter.com/mtun894BSN
— Le Football en VOD LX (@football_lxx) February 16, 2022