VIDEO/ Çfarë asisti nga Muriqi, “pirati” vendos rekord të ri për skuadrën e Majorkës

Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Spanjë. Sulmuesi shqiptar është përshtatur mjaft mirë me kampionatin spanjoll, duke qenë vendimtar për ekipin e Makorkës që në takimet e tij të para. Pas golit në debutimin e tij në La Liga, tashmë “pirati” vj.edh përsëri skenën me një asist fantastik kundër Atletiko Bilbaos, që është duke u zhvilluar në këto momente.

Muriqi ka shfrytëzuar gjatësinë e tij për të kërcyer mbi të tjerët e për të dhuruar kështu një asist golin e Angel Rodrigezit. Lojtari i përfaqësueses së Kosovës ka vendosur edhe një rekord të ri për ekipin e Majorkës, duke u bërë i pari lojtar i saj që nga viti 2006, i cili është i përfshirë në një gol në dy ndeshjet e para në La Liga. Hera e fundit që një lojtar i Majorkës e bënte diçka të tillë, ishte në shtator të vitit 2006, kur Jankoviç do të jepte dy asist në dy ndeshjet e para të tij në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *