Edi Basha është kthyer në një nga pikat kyçe të Diego Longos. Lojtari deri më tani numëron 8 gola dhe ka dhënë një ndihmë të madhe në repartin sulmues për Kukësin. 28-vjeçari ka dhënë një intervistë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku tregon për përshtatjen e tij në “Abissnet Superiore”, marrëdhëniet me klubin si dhe për të ardhmen e tij.
“Më pëlqen Shqipëria. Kukësi është mirë, kështu që jam i lumtur këtu. Unë u përshtata shumë shpejt këtu. Marrëdhëniet me trajnerin dhe drejtuesit? Nuk kam probleme. Unë i pëlqej ata, ata më pëlqejnë mua. Kështu që nuk ka probleme mes nesh. Kam kontratë këtu. Jam pjesë e ekipit dhe do të jem këtu deri në përfundim të kontratës. Nëse vijnë oferta dhe klubi pranon, atëherë do të lëviz. Por tani jam këtu. A besoj te titulli? Nëse nuk do të besoja, atëherë nuk do të luaja futboll. Duhet të besojmë se do të jemi kampionë ose të shkojmë afër. Besoj se do të jemi në 3 vendet e para”, ka deklaruar Edi Basha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/