Armando Broja ka zhvilluar një tjetër super performancë, këtë herë ndaj Manchester United. Sulmuesi shqiptar ka qenë në tre raste një prej më të mirëve të takimit për Southampton. E thjeshtë për ta rikujtuar, kundërshtarë ishin Manchester City, Totenham dhe sot…Manchester United. “Hampshire”, media që i përkushtohet në veçanti edhe Southampton, ka ndarë notat dhe vlerësimet për lojtarët. Dy notat më të larta janë vendosur 8 dhe i përkasin Romain Perraud dhe Armando Brojës.
“Dukej i rrezikshëm nga fillimi, duke e dërguar United në krahun e djathtë në më shumë se një rast në pjesën e parë. Ai e kaloi Varane me lehtësi përpara se të vendoste një top në faqen e portës, por askush nuk mundi ta shfrytëzojë atë. Thyen duart e De Geas me një përpjekje të madhe në pjesën e dytë. Një burim i vazhdueshëm rreziku për Southampton dhe Maguire “luftoi për të jetuar me të”, duke shmangur një penallti dhe një karton të kuq që e shkeli atë në minutat e fundit”, shkruhet në vlerësim. Ndërkohë me notën 7 janë vlerësuar portieri i Southampton që bëri disa pritje të bukura, Forster, mesfushori Romeu dhe autori i golit, Adams. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/