Milani “shkatërron” Lazion në çerekfinalen e Kupës së Italisë me rezultatin 4-0. Largimi i Strakoshës mes shtyllave për të vendosur përsëri Reinën nuk ka rezultuar zgjedhja e duhur për Sarrin. Leao, Giroud dhe Kessie realizuan për kuqezinjtë, të cilët e patën mjaft të lehtë të dominonin këtë sfidë. Nga ana tjetër Lazio dukej sikur ishte futur në fushë për të humbur ndeshjen, pasi loja u dominua totalisht nga Milani.
Oliver Giroud është duke “thyer” mallkimin e numrit 9 te Milani, që e ka kapur këtë skuadër, që prej largimit të Filipo Inzaghit. Në gjysmëfinale do të kemi përsëri një derbi mes Milan-Inter, që do të luhet me dy sfida (vajtje-ardhje)./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
E si chiude con il poker, bravo Kessie! pic.twitter.com/E4CrEVbR6B
— Luca D Colella (@LucaDColella) February 9, 2022