Atletiko Bilbao dhe Reali i Madridit po luajnë takimin çerekfinal të vlefshëm për Kupën e Mbretit mbrëmjen e sotme. Tifozët baskë i kanë treguar “galaktikëve” ferrin që në momentin që kanë shkuar për t’ju afruar stadiumit ku do të luhej sfida.
Tifozët e Atletiko Bilbaos kanë vërshëllyer në kor në momentin kur autobusi i Realit të Madridit po kalonte pranë tyre. Gjithashtu një numër tepër i madh shishesh kanë fluturuar drejt automjetit brenda të cilit ndodheshin lojtarët e “los blancos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
A quantidade de garrafa que jogaram no ônibus do Real Madrid, na chegada a San Mamés
Via @ElGolazoDeGol pic.twitter.com/GwK9iTYEIy
— Marcelo Bechler (@marcelobechler) February 3, 2022