Flet vajza shqiptare që u përdhun.ua nga Robinho: Në jetë ka 10 njerëz të mirë dhe vetëm 1 është i keq, asgjë nuk më kthen si më parë

Robinho ka përdh.unuar një vajzë shqiptare në një klub nate së bashku me disa miq të tij në Milano. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 dhe ish-lojtarit i është konfirmuar dënimi me burgim nga Italia, ndërsa po shihet një mënyrë që të dërgohet në Brazil.

Nga ana tjetër, 23-vjeçarja që ishte viktima në këtë rast, është shprehur se tani mbart një mesazh të madh për të gjitha vajzat e tjera. “Mos kini frikë. Gjithmonë ka dhjetë njerëz të mirë mbi një njeri të keq që janë të gatshëm për të ndihmuar. Asgjë nuk mund të kompensojë tani vuajtjet dhe dhimbjet e mia, as nuk mund të jesh personi që ke qenë më parë. Por mund të jem e dobishme për vajzat e tjera”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *