Ergys Kaçe është larguar zyrtarisht nga Partizani. Mesfushori nuk arriti që të linte gjurmë në elitën e futbollit shqiptar, teksa u përdor pak nga Ilir Daja pasi nuk po shpaloste aftësitë e tij më të mira.
Pas këtij largimi, në sulm është hedhur menjëherë ekipi qipriot Doxa, me bekimin e presidentit që e kërkon me ngulm lojtarin. Megjithatë sipas asaj që raporton mediat qipriote, problemi është i madh pasi Kaçe ka pretendime të mëdha financiare dhe mbetet i vetmi hendek që palët të arrijnë marrëveshjen. /Sport Ekspres/