“Harrove t’ia tregoje atyre në Gjermani”, “arusha” ironizon Brdariç: Ishe 15 para, filloj shiu dhe kalove 15 prapa

Brdariç ka dhënë një rrëfim në mediat gjermane ku është krijuar një imazh aspak i mirë për futbollin shqiptar dhe më veçanërisht, për Vllazninë. Sipas trajnerit shkodran, klubi nuk është aspak profesionist dhe detyrohet që të stërvitet në pyll dhe livadhe. Ndërkohë kur merren lojtarët e huaj tregon shumë kujdes në komunikimin me ta që të mos përdorin terrenin sportiv si justifikim për ndeshjen e dobët.

Ndërkohë Brdariç është shprehur gjithashtu se kur vonojnë rrogat, detyrohet që t’i marrë për darkë lojtarët. Të gjitha këto fjalë që mbyllen me: “Shqiptarët janë prapa”, kanë sjellë reagimin e “Arushës” në “Sport Ekspres”, Skerdi Bejzade.

“Na paska mbytur fare Brdariç me këtë rrëfim. Ishte 15 para, filloi shiu, nuk kishte ku të stërvitej dhe shkoi 15 prapa. Këtë ka harruar që t’ia thotë atyrë në Gjermani. Teuta që doli kampion stërvitej në rërë se nuk kishin dhe ata fushë prandaj ta kaluan në fund”, tha Bejzade. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *