Për të shuar edhe dyshimet më të vogla, Briken Çalja: Dolën testet e antidoping, zyrtarisht jam kampion bote

Për të shuar edhe dyshimet më të vogla për hir të së shkuarës, Briken Çalja ka ardhur me një njoftim. Peshëngritësi tregon se kanë mbërritur testet e antidoping që vendosin përfundimisht për pastërtinë dhe vërtetësinë e medaljeve të fundit. “Zyrtarisht jam kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, thotë Calja.

“Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes: Testet antidoping dolën duke treguar pastertinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit çertifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht Kampion Bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh”, shkruan Brikeni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online