Investimet e FSHF në infrastrukturë, nis puna së shpejti në stadiumin e Lezhës

Federata Shqiptare e Futbollit do të ndërhyjë në një tjetër impiant futbolli në vendin tonë përmes investimeve të saj që synojnë përmirësimin e ndjeshëm të infrastrukturës sportive. Një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të FSHF ka qenë investimi në stadiumin “Besëlidhja” të Lezhës, që do të bëjë të mundur rikthimin e këtij impianti në kushte moderne. Më konkretisht do të ndërhyhet në rinovimin e strehës së tribunës qendrore, duke bërë edhe sistemimin e çatisë dhe riparimet e dëmeve të kryera si pasojë e lagështirës në dhomat e zhveshjes. Gjithashtu, do të mundësohet edhe pajisja me stola e në të gjithë tribunën qendrore.

Shuma e investimit do të jetë e konsiderueshme dhe ky investim bëhet në kuadër të angazhimit të FSHF për zhvillimin e infrastrukturës sportive, rëndësinë e këtyre investimeve për akademitë e futbollit si edhe duke pasur parasysh domosdoshmërinë për mbështetjen e futbollit në nivel klubi. Punimet në këtë stadium do të nisin së shpejti, ndërkohë që FSHF prej disa javësh përmes investimeve po ndërhyn njëkohësisht në disa stadiume dhe fusha në të gjithë vendin, duke rritur ndjeshëm cilësinë e futbollit në vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *