Pas disa viteve e zhvilluar në Arabi, Kupa e Italisë rikthehet përsëri në shtëpi. Interi dhe Juventusi do të masin forcat ndaj njëri-tjetrit në muajin janar, ku do të përpiqen të ngrejnë në duart e tyre trofeun e parë për vitin e ardhshëm.
Liga Italiane ka vendosur përfundimisht për orarin e kësaj finaleje dhe stadiumin në të cilin do të luhet. Më datë 12 janar në orën 21:00, “Giusepe Meazza“ do të hapë dyert për të pritur duelin mes Juventusit dhe Interit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/