Legia e Varshavës i rikthehet përsëri rezultateve negative, duke prekur fundin në tabelën e renditjes. Kampionët në fuqi të sezonit të shkuar mbajnë vendin e 17 në klasifikim pas humbjes së sotme kundër Radomiak Radomit. këta të fundit kanë triumfuar me rezultatin 3-0 në transfertë, ndërsa as Muçi e Kastrati nuk arritën të linin gjurmë për ekipin e Legias.
Me sa duket ajo fitore e thellë pak ditë më parë nuk erdhi prej trajnerit të ri Vukoviç, por ishte dajaku i tifozëve që dha shkëndijat e shpresës. Tifozët e Legias arritën deri në përdorimin e dh.unës për tre nga lojtarët e skuadrës së tyre, të cilët më pas u përgjigjën më së miri në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/