“Kukësi e bëri goditjen e parë në rastin e golit“, Dajës i dhemb autogoli: Nuk mund të humbësh një ndeshje të tillë

Ka përfunduar mes ankthit ndeshja Kukësi-Partizani. Të kuqtë e kanë nisur mjaft mirë përballjen, duke pasur fitoren si qëllimin e vetëm në mënyrë që të kthehen në shinat e duhura për l.uftën për titull kampion. Emiliano Musta ka ndëshkuar shpejt ish-skuadrën e tij, teksa që në minutën e 11 ka shënuar një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Por nëse në pjesën e parë bëri Partizanin të qeshte, në të dytën Musta e bën skuadrën e tij të “qajë“. Në minutën e 70‘ futbollisti shqiptar kthen topin në mënyrë të gabuar pas, duke e dërguar në portën e tij. Një autogol ky që i kushton shumë të kuqve, teksa me një aksion mjaft të bukur dhe me një finalizim për tu duartrokitur nga Taipi, Kukësi përmbys Partizanin duke e mbyllur ndeshjen në rezultatin 2-1. Verilindorët rikthehen te fitorja dhe tremb Tiranën, së cilës i bashkohet në krye me pikë të barabarta. Pas përfundimit të ndeshjes, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.

Daja (Partizani): “Duhet ta kishim përfunduar pjesën e parë në një rezultat më të madh sepse kishim goxha raste përpara postës. Nuk mund të humbësh një ndeshje të tillë. Nuk kishim çfarë të ndryshonim. Territorin në pjesën e dytë e mori Kukësi, por në golin e dytë erdhi goditja e parë në portë e kundërshtarit. Kishim raste pothuajse në çdo moment. Kur nuk shënon do e pësosh, qoftë edhe me një autogol. Në atë moment u demoralizuam. Përderisa shpërdorojmë shumë duhet që me lojtarët që kemi në dispozicion të jemi më të qetë përpara portës. Lojtarët bëjnë një gjë pozitive që shkojnë në zona të rrezikshme të kundërshtarit. Nëse do kishim ato pikë të munguara nga pjesa e parë, atëherë do të ishim më të qetë përpara portës“.

Longo (Kukësi): “Së pari luajtëm kundër ekipit më të mirë. E kam thënë që në fillim, është ekipi më i mirë së bashku me Tiranën dhe kanë një trajner me eksperiencë. E kishin përgatitur ndeshjen shumë mirë. Na njohin shumë mirë, ashtu si i njohim edhe ne ata. Një gol nga goditja e dënimit si ky që pësuam është i vështirë për tu pranuar. E pamë njëri-tjetrin në sy në pushimin mes pjesëve. E kuptuam mirë çfarë duhet të bënim. Ishte një fitore karakteri për atë çfarë shfaqëm në fushë. Duhet të përmirësohemi shumë. E dimë dhe punojmë shumë përditë për këtë. Nuk e di se sa ekipe mund të marrin rezultat pas një goli të tillë. Pas gabimit të parë ata ranë. Musta e ndryshoi dy herë lojën dy herë, njëherë me golin në pjesën e parë dhe për herë të dytë me autogolin. Për Partizanin goli më i bukur ishte i pari, ndërsa për ne më i bukur ishte i dyti. Këta djem realisht e meritojnë. Kanë lu.ftuar deri nga fillimi i sezonit. Të shkosh në Krishtlindje në këtë mënyrë është diçka vërtetë e mirë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online