Shorti i Ligës së Kombeve/ Gjasula: I kemi mundësitë, kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Rusia

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka komentuar shortin e Ligës së Kombeve, që përcaktoi Shqipërinë në grupin e dytë të Ligës B, së bashku me Rusinë, Islandën dhe Izraelin. Në një prononcim për fshf.org, mesfushori i talentuar u shpreh se grupi ku bëjnë pjesë edhe kuqezinjtë nuk është i lehtë, teksa parashikon ndeshje të vështira. E megjithatë, Gjasula vlerëson kualitetin që ka Shqipëria, ndërsa thekson se Kombëtarja ka pasur rritje dhe mund të përballet me çdo ekip.

“Shorti ishte shumë interesant dhe besoj që kemi një grup që nuk është i lehtë, sidomos me Rusinë që e shohim favorite në këtë grup. Dhe besoj se do të jenë ndeshje shumë të vështira, por gjithsesi ne kemi cilësitë tona dhe kemi treguar që mund të përballemi edhe me ekipe si Polonia ose edhe Rusia, prandaj besoj që i kemi mundësitë. Po të bëjmë paraqitje të mira dhe të kemi pak fat në anën tonë, mund t’ia dalim. Por prapë, është një rrugë e gjatë dhe duhet të jemi shumë të fokusuar e të përballemi me këto Kombëtare të tjera”- u shpreh për fshf.org Klaus Gjasula.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online