Një gafë e madhe ka ardhur në ndeshjen e Conference League mes Basel dhe Qarabag. Ndeshja nisi me një gol që në minutën e 2 për miqtë. Zoubir e dërgoi topin në vendin e duhur dhe për të mos shkundur rrjetën, lojtari i Baselit zgjodhi që të largonte sferën. Nga krahu i Qarabag nisën që të festonin, por arbitri kroat Franc Jovic kishte mendim tjetër.
Gafa e madhe erdhi nga gjyqtari duke vazhduar lojën dhe duke mos sinjalizuar golin. Pamjet e përsëritura tregojnë gabimin e tmerrshëm të arbitrit, me topin që kaloi dukshëm vijën. Ky episod do të ndikonte direkt në rezultat, teksa zviceranët fituan me shifrat 3-0 dhe i morën vendin e parë Qarabag. /Sport Ekspres/
@europacnfleague b?lk? VAR üçün pul y??aq? Hakiml?r? d? eyn?k alaq . #UECL #FAKELEAGUE #BaselQaraba? pic.twitter.com/cFyZUKziQm
— Canlifutbolaz.com (@canlifutbolaz) December 9, 2021