Ergys Luga ka komentuar shkarkimin e trajnerëve në Superiore nëpërmjet një postimi në Facebook. Trajneri shqiptar që punon në Kinë ka reaguar sa i përket tre largimeve të deritanishme në elitën e futbollit shqiptar. Më i paprituri ishte rasti i Maganit te Egnatia.
Pavarësisht ecurisë positive dhe faktit se skuadra e tij fitoi zemrat e tifozëve, nuk do të mendohej dy herë për shkarkimin pas humbjes ndaj Kukësit. Ndërkohë Luga është shprehur se magjitë e zeza nuk ndodhin vetëm në Afrikë si te ndeshja Algjeri-B.Faso, por edhe në vendin tonë me trajnerë që e shohin si zgjidhje fatkeqësinë e kolegut të tyre. /Sport Ekspres/