VIDEO/ Vllaznia i kënaqet pikës me 10 lojtarë ndaj Teutës, debutimi i trajnerit Renato Arapi prishet nga Latifi dhe Dianje

Teuta-Vllaznia 1-1 Gjeorgjiev 55’/ Latifi 70′

Vllaznia ka arritur që të dalë me një pikë nga ndeshja ndaj Teutës, në atë barazim me shifrat 1-1. Pjesa e parë ishte për t’u harruar nga niveli i treguar mes dy ekipeve, ku për t’u përmendur ishte kartoni i kuq i Aralicës. Në minutën e 33 sulmuesi do të tradhtonte shkodranët. VAR thërriti kryesorin e takimit, atje ku pa se ndërhyrja e Aralicës i tejkalonte limitet dhe ishte direkt në këmbët e kundërshtarit. Ndërkohë në minutën e 57 ishte Gjeorgjiev që kaloi në avantazh Teutën. Trajneri Arapi bëri gati ndërrimin e tij me Koumbembën. Teksa po pritej edhe aksioni i fundit që Gjeorgjiev të dilte jashtë, mjaftoi një shtyrje e lehtë e topit dhe të mposhtej Zogovic.

Pas festës së përfunduar, Gjerogjiev do të linte fushën e blertë. Gjithçka do t’i përkiste Vllaznisë më pas teksa Hoxhaj dhe Silva shpërdoruan dy raste të pastra për të shënuar. Barazimi do të vinte në minutën e 70 ku pas një aksioni fantastik dhe pasimi të mrekullueshëm nga Da Silva, Latifi dërgoi topin në rrjetë. Menjëherë pas nisjes së topit, Koumbemba kishte mundësinë për të gjetur sërish avantazhin, por Dianje mori rolin e portierit duke shpëtuar Vllazninë nga humbja. Kjo pikë i ka kënaqur shkodranët, pasi ishin me 10 lojtarë për shumë minuta në fushë dhe më pak Renato Arapi që debutoi sot si trajneri i Teutës. /Sport Ekspres/

Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Daja, Akuah, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Gjorgiev

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Dianje, Adili, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Latifi, Hoxhaj, Da Silva, Aralica

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online