Pioli e nisi ditën me “dhimbje koke“! Tronditet mbrojtja e Milanit, Kjaer kthehet në fund të sezonit

Stefano Pioli e nisi ditën e sotme “me dhimbje koke”, pasi ka dalë ekzaminimi i dëmtimit të mbrojtësit kryesor kuqezi, Simon Kjaer. Danezi u dëmtua në ndeshjen e djeshme ndaj Genoas, e cila përfundoi 0-3 në favor të “djallit”.

Sipas gazetës italiane, “Corriere Della Serra”, Kjaer do t’i nënshtrohet operiacionit në gju. Sipas parashikimit të doktorëve, shkalla e dëmtimit është e lartë dhe rehabilitimi kërkon një kohë të gjatë prej 5-6 muajsh.

Fatmirësisht për Piolin, në repartin e mbrojtjes është rikthyer Fikayo Tomorri, megjithatë zëvendësi i Kjaer, Alesio Romanjoli nuk tregon aspak siguri në prapavijë, çka u vërejt edhe në disfatën ndaj Sassuolos, kur u “turpërua” nga Berardi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *