VIDEO/ Dramnë e madhe mes 8 golave! Lazio i shkon afër çmendurisë, një supergol në minutën e 99 i mohon përmbysjen

Ka përfunduar në dramë ndeshja mes Lazios dhe Udineses, e cila premtoi gjithçka mes golave dhe kartonave të kuq. Udinese e nisi mjaft mirë sfidën duke shënuar dy herë me anë të Betos (17’, 32’). Vetëm dy minuta më vonë, Immobile ngushton shifrat në 1-2. Menjëherë pas shënimit të golit, Patriç dhe Immobile të Lazios ndëshkohen në kartonin e verdhë. Në minutën e 44-t Molina vendos shifrat në 1-3 në favor të Udineses.

Por në pjesën e dytë, Lazio vendos të përmbysë gjithçka, duke shënuar dy herë me Pedro në të 51-tën dhe Milinkoviç Saviç në të 56-tën. Fatkeqësisht për Lazion, Patriç ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë skuadrën me 10 lojtarë. Në minutën e 69-të, autori i golit të tretë, Molina ka të njëjtin fat dhe balancon numrat në fushë.

Bardhekaltrit shkojnë pranë çmendurisë në minutën e  79-të, kur Acerbi shnëoi golin e përmbysjes për 4-3 Kur ndeshja po shkonte drejt fitores së Lazios, Arslan trondit portën e Reinës me një supergol që vjen sekondat e fundit të minutës së  99-të dhe mbyll gjithçka në 4-4. Ndërkohë ndeshja mbyllet mes tensionit, teksa Ëalaca ndëshkohet me kartonin e kuq, por fati i takimit ishte i vulosur tashmë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/asyabelinay/status/1466524977335832578

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online