“Një barzim si ky dhemb”, Sarri kritikon arbitrin pas ndeshjes së çmendur të Lacios: I caktoi atyre faullin e golit në fund

Lacio-Udineze ishte një ndeshje që dhuroi pafund spektakël në fushën e lojës. Rezultati i çmendur 4-4 i vendosur pas 99 minutave dhe 3 kartonë të kuq të akorduar nga arbitri janë provë e pastër për këtë. Pas vërshëllimës së trefishtë, Sarri i është drejtuar dhomës së konferencave, ku ka komentuar lojën e zhvilluar nga skuadra e tij. Trajneri i bardhekaltërve nuk e mohon se një barazim i tillë dhemb, por nga ana tjetër tregon edhe pakënaqësinë e tij me arbitrin e takimit.

“Zakanji është përpara, faulli i parë është në favorin tonë, përkundrazi gjyqtari ia caktoi atyre dhe ata shënuan në fund. Një barazim si ky dhemb. Këtë përshtypje e kishim nga fusha, e konfirmoj edhe pasi e rishikova aksionin. Ne ishim të pafat, por kjo ndodh kur nuk ke soliditet”, ka deklaruar ndër të tjera Mauricio Sarri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online