VIDEO/ Mëkat kush e humbi “mbretin” e futbollit! Shihni se çfarë goli të çmendur shënoi dje Ronaldinho, 41-vjeç dhe pa humbur klasin

Me kile të shtuara, por klasi është i njëjti! Ronaldinho ishte “mbreti i futbollit” të bukur dhe fitonte zemrat e tifozëve me mënyrën sesi paraqitej në fushën e blertë, për të nuk ka rëndësi sesa Topa të Artë ka në zotërim.

E vetmja anë negative ishte jeta e shfrenuar jashtë fushës së blertë dhe që nuk i kushtoi të njëjtin profesionalizëm punës si Pele, Maradona, Mesi apo Ronaldo. Por me aftësitë dhe talenti e dhuruar nga Zoti, të pafundëm ishin njerëzit nga mbarë bota që lumturoheshin me lëvizjet e tij.

41 vite mbi supe dhe Ronaldinho është rikthyer në fushën e blertë gjatë një ndeshje miqësore ku tregoi se është ende i aftë për të prodhuar magji, me të njëjtin klas. Hat-trick erdhi prej tij, por goli i tretë duhet riparë disa herë për të kuptuar se kush ka qenë braziliani. Fantastik dhe mëkat për ata që e kanë humbur kohën e tij! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *