Arb Manaj e ka nisur ditën e sotme në mënyrën më të mirë të mundshme. Badirmaspori ka mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Sanliurfasporin, duke e eliminuar kështu nga Kupa e Turqisë. Heroi i kësaj ndeshjeje ka qenë pikërisht sulmuesi shqiptar.
Lojtari 23-vjeçar ka shpërthyer me gola ditën e sotme, duke tundur rrjetën kundërshtare plot 4 herë. Goli i tij i parë do të vinte që në minutën e 8 të takimit, ndërsa në pjesën e parë ishte edhe Burak Sulejmani ai që përshëndet rrjetën. Ndërkohë pjesa e dytë foli e gjitha për Manajn, i cili shënon tre herë në minutat e 51-të, në të 82-tën dhe në të 92-tën./Halit Delibashi-Sport Ekspres/