Lionel Mesi ka vendosur një rekord të ri sa i përket fitimit të çmimit të Topit të Artë. Tanimë është jashtëzakonisht e vështirë që argjentinasi të tejkalohet në të ardhmen. Në ceremoninë që u zhvillua në Paris, Mesi shkoi së bashku me familjen e tij, gruan dhe fëmijët.
Pasi pozoi së bashku me gruan Antonelën dhe fëmijët e tij, Tiago, Mateo dhe Ciro, në një moment fotografët kërkuan që gruaja e Mesit të spostohej pak dhe të merrnin si imazh vetëm Mesin dhe fëmijët e tij. Por ky vendim e ka mërzitur argjentinasin që i ka kërkuar menjëherë gruas që mos të bënte asnjë hap më tej dhe të rikthehej pranë tij. /Sport Ekspres/
Le piden a Antonella que se quite para sacarle foto solo a Leo y él le dice que se quede. Golazo de Messi.??pic.twitter.com/0fzaPQ6Rvl
— EL JAISENBERG???? (@ElJaisenberg_) November 30, 2021