Levante ka humbur me rezultatin 3-1 kundër Real Betisit, ku golin e vetëm për miqtë e ka shënuar Shkodran Mustafi. Një gol që flet i gjithi shqiptar hap siparin e kësaj sfide. Enis Bardhi hedh një harkim të saktë në zonë nga goditja e këndit dhe Mustafi kërcen mbi të tjerët për të tundur rrjetën me kokë në minutën e 7.
Ndërkohë një tjetër shqiptar ka qenë protagonist edhe në Rumani. Bëhet fjalë për Enriko Papën, i cili në të njëjtën mënyrë si Bardhi është i saktë në krosimin e tij nga goditja e këndit./Halit Dleibashi-Sport Ekspres/