Galaja e “Topit të Artë” do të zhvillohet ditën e hënë, ku do të publikohet dhe lojtari më i mirë i planetit. Megjithatë duket se fituesi është zbuluar përpara kohe dhe ai pritet të jetë me shumë mundësi argjentinasi Lionel Messi. Sipas gazetarit të “Sky Sport”, Matteo Moretto, Lionel Messi do të shpallet të hënën si fituesi i “Topit të Artë”.
Ai deklaron se sulmuesi i PSG ka informuar familjen dhe të afërmit e tij. Nëse ky spekullim rezulton i vërtetë, atëherë Messi do të koleksionojë dhe trofeun e 7-të individualist, i ndjekur nga Ronaldo me 5 “Topa të Artë”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/